Pa koncesion në Kosovë, por Rruga e Kombit është e kalueshme, në Shqipëri e bllokuar

Ndryshe nga Shqipëria, ku Rruga e Kombit e dhënë me koncesion nga Rama është e bllokuar nga bora megjithëse qytetarët paguajnë nga 5 euro për të kaluar në të, e kundërta ndoh në Kosovë. Rruga e Kombit atje është e kalueshme dhe për këtë kanë menduar autoritetet e qeverisë së Kosovës.
Ditëve të fundit të reshurat e borës janë shtuar dukshëm dhe krahas të reshurave janë rritur edhe vështirësit në komunikacion dhe vonesat.
Dy autostradat e Kosovës që lidhin kryeqendrën tonë me Shqipërinë e Maqedoninë, vazhdojnë të kenë borë, por që kalueshmëria është e mirë, por me e ngadaltë.
Pra autoudha “Ibrahim Rugova” ngë pikë kalimi kufitar Vërmicë e deri në Besi në dalje të Prishtinës për Podujevë është e kalueshme, por me vështirësi. Po ashtu edhe autoudha “Arbën Xhaferi” nga Bresja Fushë Kosovë deri në Doganaj Kaçanik është e kalueshme, por me vështirësi”, tha për “SyriKosova”, Lahudin Myrtaj udhëheqës i autoudhëve në Drejtorinë e Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës.
Ai tregoi se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore të auto udhëve vazhdimisht janë në autostrada duke hequr borën e duke hedhur kripë.

Artikulli paraprakKëta janë dy banditët që kërcënojnë studentët, Berisha paralajmëron Ramën: Do përgjigjesh me kokën tënde!
Artikulli tjetërDeputeti i Kosovës: Rama bëri ministre Arsimi mbesën e spiunit të UDB-së