Këta janë dy banditët që kërcënojnë studentët, Berisha paralajmëron Ramën: Do përgjigjesh me kokën tënde!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj terrorit policor që ushtrohet në fakultete me urdhër të Ramës. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, prej disa ditësh Edvin Kristaq Gënjeshtra ka mobilizuar fallanga shetitëse delikuentësh, trafikantësh, me të cilët ai ndjek, godet dhe kërcënon me jetë dhe çdo gjë studentë dhe pedagogë grevistë.
Postimi i plotë I ish-Kryeministrit Berisha
Edvini mobilizon bandat me kriminele per te kercenuar me jete studentet greviste!
Te dashur miq, prej disa ditesh Edvin Kristaq Genjeshtra ka mobilizuar fallanga shetitese delikuentesh, trafikantesh, me te cilet ai ndjek, godet dhe kercenon me jete dhe çdo gje studente dhe pedagoge greviste. Me kete rast po i perserisim skizoidit mos luaj me zjarrin se nje qime floku po ju preke studenteve nuk do te gjesh vrime miu ku te futesh dhe do pergjigjesh personalisht dhe me koken tende.
Studentet greviste perfaqesojne idealet me te larta, madje vete ndergjegjen e shoqerise kurse ti boten e zeze te krimit, vjedhjes dhe droges.
Ketu me poshte keni nje raportim te hollesishem me fakte konkrete lidhur me perdorimin e fallangave te krimit nga Edvin Kristaq Genjeshtra. sb
FOTOLAJM/ Ja kush janë dy ‘cubat’ e Edi Ramës që po kërcënojnë studentët
Studenti Klajdi Bello, i njohur si një nga studentët e grupit të rezistencës para Kryeminitrisë, i ftuar në ‘Natë me Xhaxhiun’, u shpreh se është kërcënuar me jetë.

Bello u shpreh se ai sot ka bërë një kallëzim në polici, pasi persona me emër dhe mbiemër, sipas tij të mbështetur nga pushteti e kanë kërcënuar me jetë.
Ata janë Xhevahir Asllani, i cili në derën e komisariatit numër 2 në Tiranë ka kërcënuar studentët dhe pedagogët dhe
Paulin Lleshaj, një tjetër person i cili ka kërcënuar prej ditësh studentët që protestojnë tek kryeministria.
Ja çfarë tha Klajdi Bello:
‘Kemi një presion shumë të madh, nga pushteti për të shuar protestën. Kam bërë sot një kallëzim penal, sepse jam shantazhuar sërish me jetë. Shpresoja që të ishin shantazhe që mund të kaloheshin. Por jo, më kanë kërcënuar me emër dhe mbiemër, marrin guximin dhe më thonë tërhiqu nga protesta. Unë së bashku me studentët do të shkoj në ambasadat për të kërkuar ndihmë.
Janë shumë informacione që kanë të bëjnë më njerëz që kanë lidhje me pushtetin. Kanë ardhur nga jashtë shtetit dhe janë ofruar që të blejnë studentët. Jam kërcënur me jetë dhe mesazhet ndodhen në telefonin tim dhe janë e zeza në të bardhë. Drejtorët e Policisë së Tiranës janë në dijeni për këtë gjë. Dhe unë kam denoncuar me emër dhe mbiemër të gjithë ato që më kanë kërcënuar. Ato më kanë kërcënuar me mercenarë, duke më kërkuar që të largohem nga kryeministria. Janë dhe persona të tjerë që më kanë shantazhuar.
Por nëse nuk marrim zgjidhje i bëjmë thirrje gjithë popullit dhe ndërkombëtarëve që të na ndihmojnë përndryshe dikush do të humbasë jetën! Ky kërcënim që erdhi sot, jam mëse i sigurt që vjen nga njerëz me mbështetje financiare dhe pushtetare. Nuk kam frikë fare, më vjen keq për prindërit e mi’, u shpreh studenti Klajdi Bello.

bandit1

 

Xhevahir Asllani

bandit2

Paulin Lleshaj

 

Artikulli paraprakBE: Rama ka ndërprerë luftën ndaj krimit të organizuar me Lleshajn
Artikulli tjetërPa koncesion në Kosovë, por Rruga e Kombit është e kalueshme, në Shqipëri e bllokuar