Ogerta, leri qurravitjet nëpër rrjete sociale dhe përkushtoju mbrojtjes së mjekëve

PhD. Ilir PECNIKAJ

Mbrëm, Ministrja Ogerta, plot lot e ofshama, me një keqardhje marramendëse, postoi një status në rjetet sociale, sipas të cilit ndihej “shumë e lënduar” për infektimin e prof. dr. Dhimitër Krajës.

Po të ishte nga një person i thjeshtë, i cili nuk ka në dorë asgjë më tepër se sa një lutje dhe një urim për profesorin, do të kuptohej si një keqardhje shumë e ndier.

Por Ogerta kaq e ndier është, apo janë lot krokodili?!

Duke pasur në dorë cdogjë që ka të bëj më mbrojtjen e stafit mjeksorë, ajo jo vetëm që nuk do t’ja dijë për këtë kategori, me përjashtim të propogandës së saj të pshtirë, por i ka lënë me keqdashje në mëshirë të fatit.

Cfarë ka bërë Ogerta për këtë kategori?!

ASGJË, OSE MË KEQ AKOMA, ME KEQDASHJE I KA KEQFURNIZUAR ATA, DUKE I LËNË PËRHERË E MË TË EKSPOZUAR KUNDREJT KONTAMINIMIT.

Nëpër qendrat spitalore kohët e fundit ka sjelle deri në 10 palë doreza dhe maksimuni 15 maska kirurgjikale, maska 3ply (të njohura si maska të thjeshta)

1. Këto doreza janë jashtë cdo kushti teknik (shiko foton).
Në baze të kërkesave të OBSH ato duhet të ishin:

• Doreza nitrile, pa pudër,
• me mansheta te gjata jo më pak se 230 mm.
• Te plotësojë standarte e BE 93/42/EEC Class I, EN 455 ose asaj 89/686/EEC Category III, EN 374.

Me keqardhje e them se asnjë nga këto kushte nuk e plotësojnë dorezat e mësipërme. Këto janë doreza që përdorin sanitaret në kushte normale pastrimi, në gjëndje të thatë (heqje pluhrash etj)

2. Maska kirurgjikale (shiko në foto) nuk është absolutisht e këshillueshme nga OBSH për mjekët të cilët rrinë në ambiente të mbyllura, siç janë dhomat e tyre të shërbimit, sepse virusi COVID-19 mund të qëndrojë në këto ambiente nga 4-9 orë në formën e aerosolit dhe maskat 3ply nuk e filtrojnë dot virusin, pra ai deperton permes këtyre maskave.

Gjithmonë sipas OBSH për stafin mjekësorë maskat duhet të ishin:
• Maske respiratore FFP2 (N95)/FFP3, me një perdorim,
• Për përdorim mjekësorë
• hipoalergjike,
• me nivel filtrimi te ajrit ≥ 95%,
• Të mbulojnë gjithë fytyrën, me përjashtim të syve
• Të certifikuar NIOSH 95 ose te plotesojne EN 149:2001

Dua të theksoj se edhe këto maska janë të ndara në dy kategori,
a) PËR PËRDORIM MJEKËSORË
b) PËR PËRDORIM CIVIL

E theksoj këtë fakt se maska që i është furnizuar prof. Krajës (foto e publikuar nga znj. Ogerta është një mask civile dhe jo për përdorim mjeksor (sa funde magazinash ke pastruar o e zeza Ogertë për të fryrë makinën e qeverisë më propogand dhe demagogji).

Gjithësesi dhe si e tillë, pjesa dërrmuese e mjekëve në shkallë vendi e ëndërrojnë maskën për përdorim civil sepse prap se parap është më e mirë se maska e thjeshtë!

Ka më keq akoma sepse,
Kjo sasia (10 palë doreza dhe 15 maska), dhe asgjë më tepër, është për një kohë të pacaktuar.

Znj. Ogerta, fatkeqësisht minister, leri qyravatjet nepër rrjete sociale, sepse shqipëtarët nuk e han sapunin për djath, aq më pak mjekët. Në vendin tonë mjekët janë më të rezikuar se në cdo vend tjetër të 120 shteteve që po luftojnë më këtë virus. Këtë e tregon shumë qartë përqindja e mjekëve të infektuar e cila i kalon 15% të të infektuarve në shkallë vendi.

Përfitoj nga rasti ti uroj të gjithë të infektuarve me COVID-19, mbi të gjitha stafit mjeksorë të infektuar, SHERIM SA MË TË SHPEJTË. Zoti qoftë me ju, sëpse qeveria ju ka lën pas dore.

1

2

4

3

Artikulli paraprakVokshi: Ja pse Edi Rama gënjen kur thotë që ata marrin të gjithë ndihmë nga shteti
Artikulli tjetërDoktori i famshëm në SHBA zbulon vaksinën kundër Covid-19