Doktori i famshëm në SHBA zbulon vaksinën kundër Covid-19

Një mjek nga San Francisko i cili u bë i njohur në dokumentarin Netflix “Pandemic” njoftoi se ai dhe ekipi i tij kanë zbuluar një kurë të mundshme kundër koronavirusit. Sipas tij kura tashmë por testohet nga ushtria amerikane.

Jacob Glanville, i cili drejton kompaninë bioteknike Distribution Bio, bëri me dije në mediat sociale se terapia e re e antitrupave, e cila funksionon duke “bllokuar koronavirusin e ri nga infektimi i qelizave njerëzore”, është tashmë një “kurë kandidate” kundër këtij virusi vdekje prurës.

“Jam i lumtur të raportoj që ekipi im ka marrë me sukses pesë antitrupa që në vitin 2002 ishin të vendosur për të lidhur dhe neutralizuar, bllokuar dhe ndaluar virusin SARS,” tha Glanville. “Ne i kemi evoluar ato në laboratorin tonë, kështu që tani ata me forcë bllokojnë dhe ndalojnë virusin SARS-CoV-2 [COVID-19] gjithashtu.”

Por vaksina sipas Glenville ka një disavantazh, pasi është një lloj vaksine afatshkurtër, megjithëse funksionon menjëherë. Sipas tij, është se efketi i saj zgjat vetëm për 8 deri në 10 javë, ndryshe nga një vaksinë e vërtetë.

Artikulli paraprakOgerta, leri qurravitjet nëpër rrjete sociale dhe përkushtoju mbrojtjes së mjekëve
Artikulli tjetërBllokohen në doganë 30 emigrantë, kalimi bëhet vetëm për ata që janë në listën e Qeverisë…