OECD: Të rinjtë shqiptarë performojnë dobët në shkenca

Sipas raportit më të fundit të OECD për edukimin e të rinjve dhe aftësitë e tyre mësimore në shkenca, Shqipëria performon nën mesatare. Sipas kategorive, performanca në shkenca është afër më e ulët se sa mesatarja e vendeve të OECD, por me përmirësime nga studimi i vitit 2006. Në matematikë, të rinjtë shqiptarë janë sërish nën mesataren e vendeve të tjera të studiuara dhe për lexim, janë afër minimumit. Në një raport të mëparshëm të Bankës Botërore, theksohej se më shumë se gjysma e studentëve nuk arritën aftësitë minimale në lexim dhe matematikë në testin PISA. Hendeku i aftësive është identifikuar si një problem veçanërisht i rëndë në rajon.
E vetmja pikë, që Shqipëria, sikurse të gjitha shtetet e tjera të analizuara tregon, është përparësia në aftësi e vajzave, ndaj djemve.
Vajzat janë shumë më të mira se djemtë për të punuar së bashku për të zgjidhur problemet, sipas vlerësimeve të para të PISA të OECD për zgjidhjen e problemeve bashkëpunuese në të gjitha vendet. Sipas raportit, në provë morën pjesë rreth 125.000 15-vjeçarë në 52 vende dhe ekonomi, e cila analizon për herë të parë se sa mirë nxënësit punojnë së bashku si grup, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit dhe ndikimin e faktorëve si gjinia, aktivitetet pas shkollës dhe sfondi shoqëror.

Gjetje të tjera të studimit

“Në një botë që vendos një pritje në rritje mbi aftësitë sociale, sistemet e arsimit duhet të bëjnë shumë më mirë në nxitjen e këtyre aftësive në mënyrë sistematike përgjatë kurrikulës shkollore”, tha sekretari i Përgjithshëm i OECD, Angel Gurría. “Prindërit dhe shoqëria në përgjithësi duhet të luajnë gjithashtu rolin e tyre. Duhet bashkëpunim në një komunitet për të zhvilluar aftësi më të mira për jetë më të mirë”, tha më tej.
Nxënësit që kanë aftësi më të mëdha të leximit ose të matematikës, kanë më shumë mundësi të zgjidhin problemet, sepse menaxhimi dhe interpretimi i informacionit dhe aftësia për të arsyetuar janë të nevojshme për të zgjidhur problemet. E njëjta gjë vlen edhe për vendet me performancë më të mirë në PISA, si Japonia, Koreja dhe Singapori në Azi, Estoni dhe Finlandë në Evropë dhe Kanada në Amerikën e Veriut, gjithashtu dalin në krye të testit bashkëpunues për zgjidhjen e problemeve.
Megjithatë, studentët në Australi, Japoni, Kore, Zelandë të Re dhe Shtetet e Bashkuara kryejnë më mirë në zgjidhjen e problemeve bashkëpunuese sesa që pritej në bazë të rezultateve të tyre në shkencë, lexim dhe matematikë. Por studentët në katër provincat kineze që morën pjesë në PISA (Pekin, Shangai, Jiangsu dhe Guangdong) kanë performancë më të ulët krahasuar me rezultatet e tyre në matematikë dhe shkencë.

Artikulli paraprakTjetër lehtësi e Ramës për disa biznese të pijeve energjike
Artikulli tjetërTarzanët e xhunglës politike italiane