OBSH: Cilat janë kategoritë më të rrezikuara nga koronavirusi

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, koronavirusi është më i rrezikshëm për njerëzit me diabet, si dhe me sëmundje të tjera kronike.

Kjo u bë e ditur përmes një video-informimi nga Drejtori i Byrosë Rajonale Evropiane të OBSHË-së, Hans Kluge.

Ai këshilloi se një mënyrë jetese e shëndetshme është jashtëzakonisht e rëndësishme, ku sa më i shëndetshëm është një person që infektohet nga një infeksion koronavirus aq më mirë është për të.

“Në diabetikët, sëmundja është më e rëndë dhe ka pasoja më serioze,. Në Itali, një në tre pacientë ka diabet ose ndonjë sëmundje tjetër kronike, të tilla si kanceri ose sëmundja e frymëmarrjes. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit me mbipeshë, gjë që rrjedh qartë nga të dhënat e marra nga Kina”, tha Kluge duke lënë të kuptohet se mund të jetë kjo arsyeja pse në Itali është aq masiv edhe përhapja e virusit dhe numri i viktimave.

Artikulli paraprakËshtë punë kafshate, monstër!
Artikulli tjetërBerisha: Janë 15 herë më shumë viktima nga Covid-19, Rama fsheh të vërtetën!