Nuk është Rama, Berisha, Meta kundër SPAK, është diçka sistemike

Nga Fitim Zekthi 

Ka disa kohë që debati politik shqiptar, në mënyrë shumë të shëmtuar,  rrotullohet rreth prokurorisë së posaçme SPAK. Pak a shumë çështja kryesore e politikës shqiptare, duket se është SPAK në një kohë që është “marrëzi” të bëhet çështje themelore e politikës një institucion si prokuroria.

Kryeministsri e kritikon, e sulmon dhe pastaj thotë se e përkrah. Kryeministri thërret një kongres të jashtëzakonshëm, sai ai i Dhjetorit, dhe thotë se nuk do të bëhemi republikë e SPAK-ut. Kryeministri sulmon veprimet e BKH-së që bllokojnë zyra apo marrin dokumente. Kryeministri thotë, për ta përbaltur, se reformën në drejtësi e ka bërë ai ndërkohë që është veper e presionit të madh të SHBA-se.

Ish-kryeministri Berisha e quan SPAK-un, vegël të Ramës, vegël të krimit të organizuar. Ish-kryeministri tjetër Meta e quan SPAK-un gjithashtu vegël të Ramës dhe vegël të tenderave apo tenderaxhi. Vetëm një pjesë e opozitës, Partia Demokratike e drejtuar nga Basha, apo që shumëkush po e quan Partia Demokratike zyrtare, nuk e sulmon SPAK-un dhe shprehet vazhdimisht që drejtësia duhet të përkrahet pa kushte.

A është e rastësishme kjo apo është tregues se diçka sistemike përkufizon qëndrimet e kryeministsrit, dy ish-kryeministrave dhe forcave të tyre politike?

A kemi të bëjmë me një reagim të sistemit, me një luftë të sistemit ndaj SPAK dhe në qoftë se po çfarë përfaqëson ky system?

A janë kundërshtarë Rama dhe Berisha, a janë kundërshtarë Rama dhe Meta apo janë aleatë?

Douglas North (çmimi Nobel), John Willis dhe Berry Weingast në veprën e tyre monumentale “Dhuna dhe rendi social: një kornizë konceptuale për interpretimin e historisë njerëore” për të kuptuar natyrën e një sistemi shtrojnë pyetjen se cili ose cilët janë të lejuar të formojnë një organizatë ose çfarëdo institucioni për të konkuruar me interesat e fuqishme ekonomike dhe politike?

A është e mundur të ekzistojë një orgamizatë apo një institucion që i konkuron apo i rrezikon këto interesa?

Ata thonë se ka shoqëri, që ata i quajnë me “akses të kufizuar” në të cilat grupet e fuqishme me potencial për dhunë të organizuar, grupet e fuqishme politike dhe ekonomike me potencial për dhunë ose pushtet bashkohen në një koalicion për të sunduar vendin. Ky koalicion i përjashton të tjerët, lufton ti përjashtojë dhe të mos i lojojë të tjerët te kenë rol në aktivitete kyçe ekonomike dhe politike dhe i jep vetes renta dhe privilegje në ekonomi dhe politikë. Të kënaqur me rentat dhe privilegjet në ekonomi dhe në politikë anëtarët koordinohen në koalicion dhe mbrojnë gjendjen ekzistuese. Ata marrin renta dhe privilegje në përpjestim të drejtë me potencialin për dhunë dhe me potencialin për të luftuar çdo gjë që iu rrezikon statusin ekonomik dhe politik, thone autoret e librit.

Pra sipas North, Willis, Weingast njerëz të krimit, të ekonomisë dhe biznesit dhe të politikës në një shqoëri me akses për kufizuar, të cilën e kanë ndertuar vetë ata,  janë në koalicion dhe bëjnë gjithçka, përdorin të gjithë potencialin e tyre për të ruajtur gjendjen.  Ata nuk lejojnë asnjë organziatë të hyjë dhe të konkurojë me ta dhe ti rrezikojë ata, ata nuk lejoijnë asnjë kompani të hyjë në gara dhe të rrezkojë tu marrë atyre renta apo të mira publike, ata nuk lejojnë asnjë institucion ti luftojë ata dhe tu prishë atyre sistemin, habitatin, statusin.

Kjo është ajo që ndodh sot në Shqipëri. Kjo është që ka ndodhur me vite dhe tani ka mbërritur në një pikë vlimi. Gjatë viteve ka qenë e pamundur që një organizatë të kishte akses në sistemin tonë politik dhe ekonomik dhe të konkuronte partitë apo organizatat e sistemit. Gjatë viteve ka qenë e pamundur që një grup apo biznes të hynte në sistem dhe të konkuronte bizneset  apo grupet dhe biznesit të sistemit. Gjatë vieteve ka qenë e pamundur që një institucion si prokuroria apo një degë pushteti si drejtësia të mund të luftonte dhe të rrezikonte sistemin.

Siç thotë Ilvo Diamanti, një politolog i njohur Italian,  në një sistem të tillë prokurori i përgjithshëm, drejtuesit e lartë të pushtetit të drejtësisë apo edhe policisë zgjidhen nga sistemi. Nga disa kandidatë, ta zemë gjashtë të tillë, thotë ai, sistemi  në fillim heq atë që është më i miri, pastaj atë që është i dyti më i mirë e kështu me radhë derisa sistemi (koalicionmi politico-ekonomiko-kriminal)  zgjedh atë që do.

Kjo ka ndodhur pak a shumë gjatë viteve me mënyrën se si sistemi ynë politik i kryeministrit dhe i ish-kryeministrave ka zgjedhur prokurorët e përgjithshëm, prokurorët e lartë dhe gjyqtarët e lartë.

Është hera e parë që vendi ka një prokurori si SPAK , të pazgjedhur nga ata, është hera e parë që një institucion po sfidon sistemin ose po tenton të prishë koalicionin politiko-ekomnomio-kriminal që mban në këmbë në sistemin. Është hera e parë gjithashtu që vendi ka një parti politike, si partia demokratike zyrtare  që nuk është në koalicion me sistemin dhe që sulmon koalicionin si autor të këtij me akes të kufizuar.

Në një farë mënyre SPAK-un nuk po e sulmon kryeministri Rama dhe ish kryeministrat Berisha dhe Meta. SPAK-un po e sulmon rendi me akses të kufizuar që përfaqësohet nga ata, po e sulmon koalicioni i përbashkët që mban këtë sistem. Edhe PD-në nuk e sulmon as fare Rama, Berisha dhe Meta. PD-në e sulmon po ky sistem sepse siç thamë ai nuk lejon askënd të tentojë te hyje në sistem me terma ndryshe nga ato të sistemit.

Kjo është një luftë shumë e egër, është një luftë e një sistemi që merr renta dhe privilegje në ekonomi dhe politikë prej shumë e shumë vitesh, e një sistemi apo koalcioni që ka potencial të lartë për dhunë (jo domosdo fizike por edhe shantazuese, blerëse, shpifëse, karakter vrasëse, njollosëse etj). Tërë ky potencial po përdoret në mënyra të ndryshme përditë. Sigurisht që kjo është një luftë e kotë e sistemit. Tani ai lufton jo kundër SPAK por kundër kohës, kundër logjikës dhe kundër historisë./ Liberale.al

Artikulli paraprakMbeturinat mbulojnë plazhin/ Reagimi i kreut të PD dega Durrës, Joni Myshketa: I bëj thirrje bashkisë të marrë masa urgjente duke e zgjidhur problemin në themel
Artikulli tjetërHistoriani Butka: Kush mban përgjegjësi për màsakrēn e Tivarit?