Njoftimi zyrtar i Gardës nuk thotë se shoferi i ministrit u vetëvra

Garda e Republikës ndryshe nga mediat e kontrolluara nga fatmir Xhafa nuk nxitohet të deklarojë se vrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm ka qenë vetvrasje. Ndryshe nga këto media si “Balkanweb” Garda nuk pohon as se në vendgjarje është gjetur një plumb i vetëm në një kohë që konfirmohte nga dëshmitartë se në vendin e krimit janë gjetur 8 plumba.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftimin e Gardës.
Njoftimi i plotë
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Artikulli paraprakShërbimi kriminal, BalkanWeb e shpall të vetvrarë shoferin e ministrit para se këtë ta bëjë edhe vetë policia!
Artikulli tjetërBerisha: Dy pistat për vrasjen e shoferit të Xhafës, ka nisur qërimi mes familjeve mafioze në pushtet