Berisha: Dy pistat për vrasjen e shoferit të Xhafës, ka nisur qërimi mes familjeve mafioze në pushtet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas lajmit se shoferi i Fatmir Xhafajt, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë me një plumb në kokë.
Ndryshe nga dyshimet e para për një vetëvrasje, Berisha ngre pikëpyëtje në lidhje me këtë ngjarje, duke thënë se dikush ka kërkuar që ta eleminojë.
Berisha shpreh ngushëllimet e tij për familjarët, po shton se kjo vrasje mafioze ka lidhje me trafikun e drogërave që kryhen nga ministrat e qeverisë.
Reagimi i Berishës:
Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!
Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.
Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!
Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!
Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.
Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??
Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?
apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb
Mediat japin kete lajm te shkurter:
“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt
Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.
Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij”.

Artikulli paraprakNjoftimi zyrtar i Gardës nuk thotë se shoferi i ministrit u vetëvra
Artikulli tjetërÇfarë u tha Qordja miqve të tij për Xhafën para se të vritej, dëshmia