Nisin procedurat për zëvendësimin e Cameron

Deputetët e Partisë Konservatore në Britani kanë nisur procesin e zgjedhjes së liderit të ri, që do të zëvendësonte Kryeminstrin David Cameron.
Cameron ka paralajmëruar dorëheqjen në vjeshtë, pasi Britania, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë Bashkimin Evropian.
Pasardhësi i Cameronit do të udhëheqë negociatat për dalje nga blloku.
Pesë kandidatë kanë dorëzuar emrat e tyre për postin e Kryeministrit.
Në mesin e tyre janë ministrja e Brendshme, Theresa May dhe ministrja e Energjisë, Andrea Leadsom, të cilat shihen si favorite.
Votimi mund të zvarritet për një javë ose më shumë, derisa gara të arrijë në mes të dy kandidatëve, të cilët më pas do të kërkojnë votën e 150,000 anëtarëve të Partisë Konservatore.

Artikulli paraprakTurqia kërkon mbështetjen e Rusisë kundër terrorizmit
Artikulli tjetërFranca me Agjenci Kombëtare kundër Terrorit