Franca me Agjenci Kombëtare kundër Terrorit

Ligjvënësit francezë kanë rekomanduar ndryshime të shumta në shërbimet e inteligjencës së vendit, për shkak të rreziqeve nga terrorizmi ndërkombëtar.
Thirrja për reforma përfshin unifikimin e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës në një Agjenci të vetme Kombëtare kundër Terrorizmit.
Rekomandimet janë rezultat i një hetimi parlamentar, i cili është ngritur pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor.
“Të ballafaquar me kërcënimin e terrorizmit ndërkombëtar, duhet të jemi më ambiciozë sa i përket inteligjencës”, tha kryetari i komisionit hetues, Georges Fenech.
Sulmet në Paris kanë lënë të vrarë 130 veta. Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.
Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Shtetet e Bashkuara kanë kombinuar një numër agjencish të lidhura me sigurinë në kuadër të Departamentit për Siguri Kombëtare.

Artikulli paraprakNisin procedurat për zëvendësimin e Cameron
Artikulli tjetërLidhjet e partive radikale me Putinin