Nis shëtitorja në prag të zgjedhjeve për të mashtruar dibranët

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu ka vijuar takimet derë më derë në fshatrat e Dibrës. Z. Shehu u takua me banorë të fshatrave Pekë dhe Pjeqë. Sherefedin Shehu theksoi se Rama nuk mund ta ketë kurrë Dibrën, pasi në qeverisjen e tij nuk u bë asnjë investim dhe taksat e dibranëve shkuan për zyra luksi e mirëqenie të qeveritarëve në Tiranë. Ndërkohë që Dibra është braktisur prej tre vitesh nga qeveria në prag të zgjedhjeve, Rama u kujtua për asfaltimin e rrugës kryesore në Peshkopi. Ky investim prej mijëra eurosh nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar e Ramës për t’u hedhur hi syve dibranëve që për premtimet e pambajtura dhe mënyrë për të mbushur xhepat e pushtetarëve, theksoi kandidati Shehu.
“Kur i erdhi dita që të ballafaqohet me qytetarët u kujtua për shëtitore. E bënë për të mashtruar, e bënë për të vjedhur. Me paratë që bëhet shëtitorja e qytetit të Peshkopisë do të bëheshin 40 rrugë fshatrash. Natyrisht që ne e dimë se qyteti ka nevojë, por më parë ai ka nevojë të pastrohet ashtu siç është”, tha ai.
Z. Shehu theksoi se Edi Rama erdhi në pushtet me filozofinë e zgjidhjes së halleve, por i ka shtuar barrën e tyre shqiptarëve. Në takime banorët i shprehën shqetësimin e tyre kandidatit Shehu për mungesën e vendeve të punës, pamundësinë për të paguar energjinë dhe shërbimet publike, shtyrjen e afateve në dhënien e ndihmës ekonomike.
Fermerët theksuan se nuk kanë marrë asnjë subvencion në këto vite dhe se investimet për bujqësinë mungojnë tërësisht.
Banor: Ata të majtë që nuk e kanë kuptuar që ata të majtë janë qeveria më e papërgjegjshme që ka parë Shqipëria, besoj kanë forcën që ta kuptojnë se thika u ka shkuar në kockë njerëzve. Njerëzit po ikin nga vendi i tyre, po emigrojnë se nuk kanë shpresë për këtë vend. Kemi 38 mijë të burgosur të pafajshëm nëpër burgje që nuk kanë para për të paguar drita dhe ekonomia është në pikë të hallit. Të dashur bashkëfshatarë, ju lutem, kthjellohuni. Ju jeni shumë të kthjellët, por them të kthjellojmë ata që nuk janë ende të qartë, nëse ka ndonjë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta nderojmë Dibrën.
Banor: Shumë prej jush i keni prindërit pensionistë. Ai është tallur prej tre vitesh me pensionistët. Tre vjet. Nuk ka bërë asnjë shtesë pensioni.
Banore: Tokat që janë në prodhim nuk bëjnë asgjë, as nuk i subvencionon. Blegtoria të them, u sëmurën lopët, vaksinat u bënë me lekë, se kush i mori, nuk e di…
Kandidati Shehu theksoi se prioritet për të do të jenë investimet që hapin vende pune dhe sigurojnë mirëqenie për banorët.
Sherefein Shehu: Unë nuk kam ardhur për karrige, sepse karrigen e kisha. Kam ardhur që të punoj me ju, që të realizojmë ato projekte që janë të mundshme për t’u realizuar për ju dhe të tilla ka shumë… Në radhë të parë duhen bërë investime atje ku japin efekte. Investimet japin efekte po të bëhen për zhvillimin e bujqësisë. Që të bëhen investime aty ku ka potenciale turizmi, të bëhet rruga e Lurës, të bëhet rruga që të çon në Bjeshkë.

Artikulli paraprakIntegrimi në BE, thjesht propagandë. Qeveria përdor vetëm 26% të fondeve të BE!
Artikulli tjetërKatër trafikantë në krah të kandidatit të Ramës