Katër trafikantë në krah të kandidatit të Ramës

Në kushtet e braktisjes e vetmja alternativë e Ramës është adresimi tek elementët kriminalë dhe blerja e votave me paratë e vjedhura të shqiptarëve. Kjo është skema e vetme që Rama njeh dhe që po kërkon ta zbatojë edhe në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër. Vetëm dy ditë më parë u bë publike një foto në të cilën kandidati i Ramës në Dibër qëndronte në lokal me tutorin e prostitutave të Lezhës, Arben Ndoka. Si të mos mjaftonte kjo, në foto shfaqen edhe katër elementë të tjerë kriminalë, të dënuar për trafik droge dhe prostitucioni.
Bëhet fjalë për Arben Ndokën, i akuzuar e dënuar për trafik të qenieve njerëzore, Muarrem Ramën, i akuzuar për trafik droge, Sajmir Rama, kushëriri i Muarremit i dënuar për trafik droge, Alfred Ndreu, punonjës në Bashkinë Dibër i dënuar më parë për trafik droge.

PD: Aleanca e vetme e Ramës në Dibër, me krimin

Në panik nga humbja e sigurtë dhe e thellë në Dibër, Edi Rama ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç.
Përveç bandave të drogës, të cilat mbështetjen e Ramës për biznesin kriminal duhet ta shlyejnë me shantazhim të qytetarëve për zgjedhjet e 11 shtatorit, Rama ka thirrur nën armë edhe të tjerë si Arben Ndoka, i raportuar dje nga media.
Dibra po rikonfirmon se aleanca e vetme e Edi Ramës është ajo me trafikantët e kriminelët. Pasi ka prishur kontratën me qytetarët me mashtrimet e tij, pasi ka shkelur me dy këmbë çdo premtim ndaj dibranëve, të cilët i ka zhytur në skamje dhe papunësi sepse nuk bëri asnjë investim, nuk hapi asnjë vend të ri pune, nuk bëri asnjë kilometër rrugë, Rama i kthehet të vetmit pakt që ka mbajtur në këto 3 vite, paktit me krimin.
Ai shpreson se krimi do ta shpëtojë nga gjykimi i popullit me votë. Por ky është gabimi tipik i një sundimtari që i ka ardhur fundi. Asnjë trafikant, kriminel, asnjë bandë nuk do ta shpëtojë Edi Ramën nga gjykimi i popullit me votë.
Ai dhe banditët e tij do të përballen me fuqinë e pathyeshme të bashkimit popullor.
Fundi i sundimit të Edi Ramës dhe bandës së tij, do të vërtetohet masivisht më 11 shtator. Çlirimi nga banda nis në Dibër dhe shqiptarët mbarë do t’i hapin rrugën zhvillimit, punësimit, rendit e sigurisë. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Artikulli paraprakNis shëtitorja në prag të zgjedhjeve për të mashtruar dibranët
Artikulli tjetërDibra braktis Ramën, kush janë kriminelët që e rrethojnë