Mourinho i tha vaksinohu, Xhaka i kthen përgjigje

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, ka refuzuar të marrë vaksinën anti-Covid. Xhaka u lajmërua se është infektuar me Covid-19 dhe nuk do të luajë në ndeshjet për kualifikime në Botëror ku Zvicra luan kundër Italisë dhe më vonë kundër Irlandës Veriore.

Granit Xhaka para tri dite postoi një fotografi ku kishte thënë se, “është i lumtur për sfidat që e presin me Zvicrën”, por sot atij i ka ardhur një këshillë nga trajneri Jose Mourinho.

“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka qenë këshilla e Mourinhos për Granitin.

Ndërkohë, Granit Xhaka i është përgjigjur teknikut portugez. “Faleminderit zotëri”, ishte përgjigjja e Xhakës drejtuar trajnerit të Romës.

image 3

Artikulli paraprakPse dosja “184” u promovua me shumë krenari, mburrje dhe sfidë nga Edi Rama
Artikulli tjetërNdahet nga jeta aktori i njohur shkodran