Ndahet nga jeta aktori i njohur shkodran

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur i humorit shkodran, Paulin Preka. Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Lajmin për vdekjen e Mjeshtrit të Madh të humorit shkodran dhe atij shqiptar e dhanë miqtë e tij.

Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.

Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Artikulli paraprakMourinho i tha vaksinohu, Xhaka i kthen përgjigje
Artikulli tjetërBasha mesazh për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka