Mosmirënjohja është vesi i të gjitha veseve!

Nga Arben KASHAHU

Ka filluar ky vit dhe kryeministri ka lëshuar që ditën e parë një tiradë banalitetesh, akuzash e etiketimesh kundër BE, e tashmë edhe për Francën si shtet anëtar të saj në mënyrë nominale.

Një përgjigje protestë nga Ambasadori i BE dhe një notë proteste nga Ambasada Franceze ka qenë kundërveprimi. Të dyja në të njejtën frymë: i kujtojnë kryemnistrit se mungesa e mirënjohjes i ka befasuar. BE i ka dhuruar miliarda Euro Shqipërisë gjatë këtyre viteve duke qenë donatori më i madh i vendit tonë. Aristoteli citonte se “mosmirënjohja është kryevesi” dhe gjithkush mundohet të largohet prej saj.

E kundërta në rastin e kryeministrit tonë, ai e ka përqafuar dhe po e manifeston atë pa limit në cdo komunikim në raport me partnerët tanë perëndimorë. Për më tepër ka denatyruar, si gjuhën e komunikimit të institucionit të kryeministrit me partnerët, miqtë dhe aleatët e vijës së parë si BE dhe Franca, ashtu dhe traditën e qendrimeve të diplomacisë shqiptare në raport me perëndimin.

pp

Artikulli paraprakSkandali i Ramës/ Zëri i Amerikës: Franca i dërgon “Notë verbale” ministrisë së Jashtme dhe për dijeni edhe Presidentit të Republikës
Artikulli tjetërMosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut