Meta: Rama si Ramiz Alia në fund

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një koment edhe për deklaratat e maxhorancës për reformën zgjedhore dhe bashkëpunimin me opozitën.

I pyetur se çfarë përshtypjesh ka kur dëgjon përfaqësuesit e maxhorancës dhe kryeministrin Edi Rama kur thotë se kjo nuk ishte një reformë në fakt por një përpjekje për ta përfshirë opozitën në proces, Meta kujtoi ish-presidentin Ramiz Alia.

“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist Ramiz Alia i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, deklaroi Meta.

Artikulli paraprakBasha: Bashkimi më i madh në këto 30 vite i shqiptarëve që duan ndryshim
Artikulli tjetërBëri publik emrat e vëllezerve Budina, Vasili: Ndjekje penale dhe dënim Ramës