Bëri publik emrat e vëllezerve Budina, Vasili: Ndjekje penale dhe dënim Ramës

Kryeministri Rama njoftoi sot përmes një postimi në Tëitter dhe dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina ishin pozitivë me koronavirus.

Mësohet se ISHP ka insistuar që t’u bëjë atyre tamponin mbrëmjen e djeshme duke i njoftuar në orët e para të ditës së sotme se ishin pozitivë dhe se nuk duhej të dilnin nga shtëpia. ABC News mëson se disa ditë më parë ata kishin shkuar në ceremoninë e varrimit të hallës së tyre, e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e aktorit Sulejman Pitarka.

Më herët, ISHP kishte zbuluar një rast pozitiv me koronavirus që kishte marrë pjesë në këtë ceremoni varrimi. Nisur nga ky fakt, ISHP ka insistuar që t’u marrë tamponin vëllezërve Budina, gjë e e cila ka ndodhur mbrëmë në orën 18:00.

Në një lidhje me studion e ABC News, avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja tha se do të bënin padi për publikimin e emrave të vëllezërve Budina si të prekur nga koronavirusi, gjë e cila po përdorët politikisht sipas saj.

Kësaj thirrje iu bashkua edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

“Edi Rama të ndiqet menjëherë penalisht dhe të dënohet për krimin e publikimit të emrave të vëllezërve Budina si të prekur me COVID-19!

Ruajtja e privatësisë së pacientit dhe mospublikimi i sëmundjes se çdo lloji është ligj absolut.

Edi Rama ka shkelur e dhunuar haptas ligjin.

Ndjekja penale dhe dënimi i Edi Ramës është gjëja më e pakët për të, shto këtu edhe shpërdorimin flagrant të detyrës përmes keqpërdorimit të të dhënave shtetërore.

Prokurori, zgjohu se po mbulohesh me turp!

Qytetarët janë të gjithë të barabartë përpara ligjit,” shkruan Vasili.

Artikulli paraprakMeta: Rama si Ramiz Alia në fund
Artikulli tjetërPollo: Rama të dëshmojë nëse do të përmbushë 15 kushtet e PE