Meta: Diktatura ka trokitur, secilit mund t’i rrezikohet liria e tij dhe…

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë fund aludimeve të shtuara se ai është gati për të krijuar një parti të re, duke braktisur dhe lëvizjen që themeloi po vetë LSI-së. Meta i përgënjeshtroi këto zëra duke thënë se nuk ka asnjë plan për parti të re, por ai do të mbështes çdo front demokratik që është kundër diktaturës.

“Ju e dini shumë mirë që presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë, dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë forcë politike, dhe as ta krijojë një parti të tillë. Fronti demokratik patjetër që do të mbështetet, pasi diktatura ka trokitur, dhe mos e merrni me shaka pasi secilit mund ti rrezikohet liria e tij”, tha Meta në fjalën e tij, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë dhe kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha se presidenti ishte në krijim e sipër të një lëvizje të re politike.

Artikulli paraprakMeta: Platformën për të dalë nga kriza ia dërgova Ramës që në 18 prill, por ai…
Artikulli tjetërDenoncimi i biznesmenit turk/ Bozdo: Edi Rama zbulohet si pronar tek “Air Albania”, SPAK të hetojë!