Meta: Aq njerëz sa Azemi i mblidhte kur i çahej goma e makinës, të tjerët nuk i mblidhnin në mitingje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalim sot në simpoziumin në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, mbajtur në ditën kur mbushen 20 vjet nga vrasja e tij.
Meta tha se “kjo figurë na fton sot për të kuptuar se demokracia nuk vjen si dhuratë por na fton për të guxuar sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër.
Populli ynë ka vuajtur shumë nga ushtrimi i pushtetit dhe autoritarizmit dhe duhet që shembulli i tij të gjenerojë edhe një angazhim më të madh të rinjve që kërkojnë shanse më shumë, të drejta më shumë dhe të luftojnë për demokraci e besoj se e kanë shumë të të lehtë se ç’e ka pasur Azemi 28 vite më parë.
Dua të theksoj se Azem Hajdari është një figurë epokale që ka dhënë një mesazh ta pavdekshëm për shqiptarët kudo që janë se demokracia kërkon guxim”.
Meta ka bërë edhe një paralelizëm mes Azemit dhe shumë politikanëve të tjerë të asaj kohe. “Aq njerëz sa Azemi i mblidhte kur i çahej goma e makinës, të tjerët nuk i mblidhnin dot në mitingje”, tha Meta.
“Kjo figurë na fton për të reflektuar dhe për të kuptuar që demokracia nuk vjen si dhuratë dhe nuk qëndron si e tillë kërkon guxim për të fituar, por edhe për të mbrojtur çdo ditë, sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut, sot çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër.
Populli ynë ka vuajtur shumë nga mungesa e demokracisë, është shumë e rëndësishme që kjo figurë shembuilli i tij, frymëzimi i tij të gjenerojë një angazghim të më madhe të të rinjve që kërkojnë më shumë mundësi dhe të luftojnë më shumë demokraci. Ata e kanë më të lehtë se Azem Hajdari përpara 28 viteve.
Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të përjetshëm për të gjithë shqiptarët, se demokracia kërkon guxim”, tha Meta.

Artikulli paraprakBasha: Azemi na bën të reflektojmë, krimi dhe qeverisja janë bërë një
Artikulli tjetërRamos bën shqiponjën pas golit kundër Kroacisë, tërbohen mediat serbe