Basha: Azemi na bën të reflektojmë, krimi dhe qeverisja janë bërë një

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në nderim të figurës së Azem Hajdarit, sot në ditën e përkujtimit të tij, 20-vjetorit të vrasjes dhe ka dhënë edhe një zotim.
Basha tha para Memorialit të heroit, ku u zhvillua ceremonia e përkujtimit:
“Ne sot kujtojmë Azem Hajdarim dhe mikun e tij të pandarë Besim Çerjen, në një 20-vjetor që na mori njeriun, por na dha legjendën e tribunit të demokracisë, të të pavdekshmit Azem Hajdari. E kujtojmë sot Azemim si njeri, Azemin si prind, si bashkëshort, si shok, si mik, si qytetar, e kujtojmë dhe respektojmë sot si lider, si simbol të kurajos për liri dhe të drejta njerëzore. Sot më shumë se kurrë jeta e shkurtër por e plotë e Azemit duhet të na frymëzojë dhe nxisë. Ai tregoi se para dhunës robërisë nuk duhet heshtur, por duhet luftuar. Por sot në mënyrë tragjike dhe epike Azemi na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur krimi dhe qeverisja e bërë një, kur bandat nënshtrojnë politikën dhe qytetarët. pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e azem Hajdarit, “Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Ndaj së bashku nga shesh të shprehim vendosmërinë tonë për hir të të gjithë shqiptarëve por edhe në nder të Azem Hajdarit por edhe të mijërave patriotëve të tjerë të përkjeve për liri, atdhe, demokraci, se ne nuk do t’i nënshtrohemi së keqes, as dhunës së shtetit, as dhunës së krimit; le të zotohemi sot para Azem Hajdarit, Zotit dhe kombit se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi për t’i hapur Shqipërisë rrugën e bllokuar prej 5 vjetësh, se në Shqipëri do të ketë dhe liri dhe demokraci”.

Artikulli paraprakBerisha: Azemi, njeri i guximit të jashtëzakonshëm
Artikulli tjetërMeta: Aq njerëz sa Azemi i mblidhte kur i çahej goma e makinës, të tjerët nuk i mblidhnin në mitingje