“Mazhoranca po shfrytëzon momentin”, deputeti Shehi për aksionin politik opozitar: Rrugë pa krye

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për kaosin e krijuar në Kuvend dhe situatën politike në vend.

Ai u shpreh se edhe vetë mazhoranca nuk po bën parlamentarizëm, referuar miratimit të buxhetit të vitit 2024 në vetëm 8 minuta, mes kaosit në Kuvend. Në lidhje me aksionin politik opozitar, Shehi tha se është një rrugë pa krye.

“Unë jam i opozitës dhe me takon të them që opozita ka të drejtë. Ky aksion opozitar mbërriti atë që duhet të bënte. E bëri mediatik problemin. Edhe ndërkombëtarët u kujtuan që s’ka jetë normale parlamentare. Kam dëgjuar që Berisha thotë se kjo është një rrugë pa kthim, kjo është rrugë pa krye. Sikur të ishim futur në sallë, do kishim folur, diskutuar dhe do ia bënim të qartë shqiptarëve se buxheti po ikën. Kjo i humbi opozitës.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fmazhoranca po shfrytezon momentin deputeti shehi per aksionin politik opozitar rruge pa krye%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

 

E zëmë se opozita nuk dashka të bisedojë për buxhetin se quan këto gjëra si më të rëndësishme, por mazhooranca vetë po të donte të diskutonte për buxhet, por të kishin qasje tjetër do kishin diskutuar ata me njëri-tjetrin. Ata e shfrytëzojnë këtë moment, meqë këta vazhdojnë ndezin fishekzjarrë. Ne mund të jemi të këqijtë e botës, po ata vetë a kanë ndonjë dyshim se punët e buxhetit nuk janë bërë mirë. As ata nuk po bëjnë parlamentarizëm.

Jam plotësisht dakord për hapjen e komisioneve hetimore. Jeta parlamentare në Shqipëri ka kaluar situata më të vështira se kjo. Aksioni i opozitës as nuk e pengon rregulloren. Nuk ndërtohet një rregullore parlamentare për një situatë specifike. Rregullorja është rreshtuar se kush hyn me mjete teknike. Nuk është kjo rruga për të rindërtuar jetën parlamentare.”, u shpreh Shehi.

Artikulli paraprakMë në fund: Whatsapp mund të ruajë cilësinë e fotove të dërguara
Artikulli tjetër‘The Economist’/ A është e mundur paqja mes izraelit e Palestinës dhe si?