‘The Economist’/ A është e mundur paqja mes izraelit e Palestinës dhe si?

Nëse dëshironi të kuptoni se sa dëshpërimisht izraelitët dhe palestinezët kërkojnë dhe kanë nevojë për paqe, merrni parasysh se çfarë do të ndodhte me ta në një gjendje lufte të përhershme.

Kundër një ushtrie jashtëzakonisht superiore izraelite, arma më e fuqishme e palestinezëve do të mbetej vdekja dhe vuajtja e popullit të tyre.

Fati i Izraelit do të mbetej gjithashtu po aq i mjerë, nëse një vend i tillë synon dhe dëshiron të jetë një demokraci moderne dhe e lulëzuar. Nëse Izraeli mbështetet gjithmonë te ushtria e tij për të nënshtruar palestinezët, ky vend do të shndërrohej në një pari që zbaton aparteidin. Izraelitët që kryejnë akte të përditshme shtypjeje, të shoqëruara me një seri ndërhyrjes vrastare, edhe vetë do të korruptoheshin. Për dy popuj që duhet të mbyllin historinë e tyre me një përqafim të dhunshëm, paqja është shpëtimi i vetëm.

Është ky artikulli kryesor i prestigjiozes “The Economist” lidhur me një analizë të javës mbi konfliktin e armatosur, në Lindjen e Mesme, ku janë vrarë mijëra mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

Artikulli paraprak“Mazhoranca po shfrytëzon momentin”, deputeti Shehi për aksionin politik opozitar: Rrugë pa krye
Artikulli tjetërRevista më e madhe gjermane: Flamur Noka ndez sërish flakë në parlament për shkak të hetimeve ndaj Berishës