Makina shpërthen në flakë në mes të rrugës tek ‘Zogu i Zi’, alarmohen kalimtarët

Një makinë ka shpërthyer në flakë pak minuta më parë tek rreth rrotullimi i ‘Zogut të Zi’ në Tiranë.
Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se, mjeti që ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe motivet.
Dyshohet se mjeti ka qenë në ecje kur ka shpërthyer në flakë, pasi ndodhet në mes të rrugës. Flakët dhe tymi kanë krijuar panik tek qytetarët dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Ende nuk ka njoftime nëse ka të lënduar nga djegia e makinës. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia që ka nisur hetimet.

policia tirane

Artikulli paraprakBalili në kërkim prej dy vitesh, Qeveria e Ramës i jep tjetër tender kompanisë së tij (Dokumenti)
Artikulli tjetërArtistët vijojnë protestën, Maks Velo: “Teatri nuk duhet të prishet, mund të restaurohet shumë mirë”