Artistët vijojnë protestën, Maks Velo: “Teatri nuk duhet të prishet, mund të restaurohet shumë mirë”

Artistët dhe qytetarët po vijojnë protestën e tyre në mbrotjen të godinës së Teatrit Kombëtar. Ata po i bëjnë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga plani abuziv për shëmbjen e Teatrit dhe ndërtimit në truallin e tij të një kompleksi me 6 kulla.
Në fjalën e tyre artistët dhe qytetarët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën dhe qëndreësën e tyre ne mbrotje të Teatrit.
Arkitekti Maks Velo, gjatë fjalës së tij u shpreh se debati duhet ngushtuar vetëm në mbrojtjen e Teatrit dhe të mos merren me problemet e Tiranës.
Në rradhët e protestuesve kjo ka debate duke i ndërprerë disa herë fjalën Velos. Ndërkohë që Maks Velo ka përfunduar mendimin e tij, më pas ka dalë regjisori Kastriot Çipi, i cili tha se të gjithë që kanë mendime mund t’i thonë në protestë.
Maks Velo: Unë mendoj se sheshi ka nevojë për këtë Teatër. Ne duam të mbrojmë Teatrin, mos u fut në 100 probleme të Teatrit. Mund të restaurohet shumë mirë me një ekip italo-shqiptar. Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është. Nuk mund të flasim ne për problemet e Tiranës.
Kastriot Çipi: Jemi këtu për të thënë mendime tonë, jo për t’u sharë me njëri tjetrin. Dhe unë kam gjëra që nuk jam dakord me ato që thotë Velo, por nuk pres asnjëherë fjalën. Por Maks Velos jo e jo se ka qenë dhe një i dënuar në burg dhe i kanë prerë fjalën me burg.

Artikulli paraprakMakina shpërthen në flakë në mes të rrugës tek ‘Zogu i Zi’, alarmohen kalimtarët
Artikulli tjetërEkspertët e BE e llogaritën Thumanë-Kashar 90 milionë euro, Rama e dha me koncesion 225 milionë euro