Makina përfundon brenda në komisariat gjatë arratisjes, rrezikohen qytetarët

Një mjet tip fuoristradë është përfshirë në një aventurë të çuditshme ditën e sotme në Elbasan duke rrezikuar edhe qytetaret në rrugë.

Fillimisht mjeti fuoristradë ka përplasur një mjet Wolsvagen pranë ambulancës dhe nga aty jo vetëm që nuk ka ndaluar por në tentativën për t’i ikur vendit të ngjarjes në shpejtësi e sipër është përplasur me derën e komisariatit të pòlicisë, duke përfunduar vetë brenda komisariatit.

Fatmirësisht kjo aventurë nuk ka sjellë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Menjëherë blutë kanë nisur matjet e vendit të ngjarjes ndërsa pritet që drejtuesit të mjetit ti bëhet edhe testi i alkoolit për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e tij apo jo.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak6 mjekë dhe infermierë infektohen me Covid-19! Çfarë po ndodh në Qendrën Shëndetësore?
Artikulli tjetërDorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, PD: Banda e qeverisë në luftë me bandat e tjera për t’i dhënë Edi Ramës bregdetin e Jalit