Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, PD: Banda e qeverisë në luftë me bandat e tjera për t’i dhënë Edi Ramës bregdetin e Jalit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj ka reaguar pas dorëheqjes së gjashtë në Kadastrën e Vlorës.

Në një postim në Facebook, Meçorapaj shkruan se, “dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera”.

Reagimi i plotë

Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.

Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave.

Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese.

As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit.

Artikulli paraprakMakina përfundon brenda në komisariat gjatë arratisjes, rrezikohen qytetarët
Artikulli tjetërKomisioneri për Zgjerimin e BE, Varhelyi: “Opozita dhe mazhoranca të arrijnë një marrveshje sa më parë”