6 mjekë dhe infermierë infektohen me Covid-19! Çfarë po ndodh në Qendrën Shëndetësore?

ISHP konfirmoi 21 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, 6 prej të cilëve janë personel mjekësor.

Ndërkohë mësohet se bëhet fjalë për pjesëtarë të personelit të Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë, në të cilën pak ditë më parë u konfirmua edhe një mjek.

Sa i përket rasteve në të gjithë Shqipërinë, ISHP konfirmon se 14 të tilla janë në Tiranë, 3 në Krujë dhe nga një rast në Shkodër, Kamëz, Mallakastër dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 157
Durrës- 20
Krujë- 20
Kamëz- 11
Shkodër- 10
Mat- 9
Lushnje- 6
Berat- 2
Fier- 2
Korçë- 1
Librazhd- 1
Mallakastër- 1

Artikulli paraprakBabëzia e Veliajt! Dyqanin e tatuazheve e merr për mbrojtjen anti-Covid të fëmijëve në Çerdhe
Artikulli tjetërMakina përfundon brenda në komisariat gjatë arratisjes, rrezikohen qytetarët