Mafia e pronave/ SPAK sekuestron 190 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalëzit

SPAK sekuestron 190 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalëzit. Ndërkohë që ka nisur një hetim nga Prokuroria e Posaçme në zyrat e Kadastrës së qytetit të Durrësit, raportohet se me urdhër të SPAK është ushtruar kontroll në banesat e 7 punonjësve të Kadastrës.

Gjithashtu është ushtruar kontroll edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku, për të cilin raportohet se është shoqëruar edhe në polici, por më pas është lënë i lirë.

SPAK duket se po kalon në sitë dosjet e pronave në Kadastrën e Durrësit, ndërsa raportohet se operacioni është në zhvillim.

Artikulli paraprakKLSH zbulon skandalin: Vendimi për prishjen e 11 objekteve të tërmetit, pa bazë!
Artikulli tjetërSalianji: Edi Rama poshtëron Policinë e Shtetit për propagandë politike