Lumë studentësh para Parlamentit: “Gjithë Shqipëria është me ne”!

Mijëra student kanë rrethuar Parlamentin, ndërsa me qindra forca policore kanë krijuar kordone sigurie. Në brendsi të territorit të kuvendit janë stacionuar edhe furgonë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë
“Gjithë Shqipëria është me ne, ulini tarifat, nuk e ndalni dot protestën e studentëve”, këto janë thirrjet kryesore që po buçasin nga protesta e studentëve përpara parlamentit.
Këngë në kor, shoqëruar nga fishkëllima bilbilësh dhe trumpeta mbërrijnë deri në sallën e Kuvendit, ku kryeparlamenti Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama priten të nisin seancën parlamentare.

2 7

Artikulli paraprak“Vatra” mbështet studentët, VOA: Studentët nuk janë të përçarë
Artikulli tjetërStudentët e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Rektori Bekteshi tenton t’i pengojë!