Lulzim Basha n’kohezion kombëtar euroatantik!

Nga Azgan Haklaj

Lajmi i mirëpritur për Kosovën u dha live nga Strasburgu prej liderit të PD-së Lulzim Basha ku ndjehej qartë krenaria, gezimi dhe optimizmi.
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE aprovoi raportin e raporteres Dora Bakojanis pa asnjë parakusht.
Përveç kësaj Basha i bëri thirrje të përsëritur publike qeverisë shqiptare akordimin e një fondi prej 50 milion euro për fuqizimin e mbrojtjes se Republikës se Kosovës në këtë situatë gjeopolitike të trazuar nga agresioni rus dhe aleatët e Rusisë në Ballkan.
Me levizje të sakta e konkrete Lulzim Basha po deshmon lidershipin dhe seriozitetin e tij politik me theks të veçantë euroatlantik.
Rrugëtimi i tij diplomatik duke propozuar e argumetuar në emër të KiE konfiskimin e 300 biliardë asete të agresorit rus, kryesisht në vendet e G7 dhe përdorimin e tyre për rikonstruktimin e Ukrainës ka gjetur mbështetje dhe aprovim në kancelaritë me eminente perëndimore.
Levizjet e Bashës si gjithmonë koherente dhe të sakta në interes kombëtar dhe euroatlantik kanë shqetësuar korin e recituesve dhe tallavanë e poshtë ballkonit të “non gratës”.
Shprehje e shqetesimit dhe deshpërimit janë edhe pamfletet e vjershëroeit të rithemelimit Gonit të Gjekmarkajve, i cili guxon të shantazhojë gjykatën vetëm pak ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken dhe ndihmës/Sekretari Robinson i kanë akorduar drejtesisë së re shqiptare besim dhe mbështetje pa rezervë.
Nuk e di nëse Bardhi, Gjekmarkaj e të tjerë “vizionarë” e dinë që Rithemelimi e ka vulën e tij të depozituar në KQZ me emrin dhe siglat PL dhe nënshkrimin Brahimllari.
Zëra të ndryshëm thonë që shqetësimi i Gjekmarkajt vjen pasi edhe kjo vulë është sekuestruar nga SPAK-u së bashku me telefonat e Ilir Metës dhe zjn Kryemadhi e famijarëve të tyre politik dhe biologjikë.
Gazment Bardhi nuk është i besueshëm si jurist të fitoj ndonjë vulë opozite pasi që ka humbur gjyqin për qenushin.

Artikulli paraprakSPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri, në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh në Poloni? Pas sulmeve të fundit me raketa në Ukrainë, autoritetet aktivizojnë avionët luftarakë