Ky është prishur nga mendtë e kokës, pse nuk i denoncon në prokurori kriminelët që e kërcënojnë nga burgu?

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se nuk e sheh serioz Ramën në nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, duke zbuluar dhe bisedat që ka bërë me të në 2013.
Ndërsa Rama foli për presione e kërcënime ndaj deputetëve socialiste dhe mesazhe nga burgu 313, Vasili shprehet “habinë” që “burgjet paskan rënë në dorë të krimineleve. Skandaloz përdorimi i celularëve. Perse kryeministri nuk i denoncon në prokurori?”.
“Pse nuk shkojnë dhe i denoncojnë në prokurori meqë vinë dhe nga burgjet. Burgjet a i administron kjo qeveri. SMS vinë nga burgjet, do të thotë se paska celularë në burgje. Pse ka frikë, të bëjë fije-fije burgun. Pse nuk është shkarkuar drejtori i burgut 313? Ky është prishur nga mendtë e kokës. Burgu nuk është në dorë të Perëndisë. Nga kush trembet Kryeministri?”, u shpreh Vasili.

rama111

Artikulli paraprakBasha: Nuk do të lejojmë monopolin e Olsi Ramës tek lojrat e fatit, do mbyllen të gjitha
Artikulli tjetërBasha: Rrëzimi i Ramës me koston më të vogël për vendin