Kush është aktivistja që u dhunua në sheshin ‘Skënderbej’, kishte ardhur nga Kanadaja…

Qindra qytetarë u ngritën në protest sot në Sheshin Skënderbej për një seri kauzash, duke nisur që nga ndryshimet në kodin penal për pandeminë e deri kundër ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Por policia ndërhyri brutalisht për shpërndarjen e protestës, duke shoqëruar në mënyrë skandaloze protestuesit. Blutë u bënë presion edhe medieve të pranishme, mes tyre gazetarëve të SYRI TV.

Një nga protestuesit humbi ndjenjat. Ajo u shfaq në gjendje të rënduar shëndetësore, por policia tentoi disa herë që ta shoqëronte në komisariat. Pas shumë minutash mbërriti ambulanca dhe e mori protestuesen për në spital.

Burime të SYRI TV thonë se aktivistja quhet Ira Kurti. Ajo jeton kryesisht në Kanada dhe është juriste.

Ira kurti

Artikulli paraprakDy elektriçistë i zë korenti, njëri humb jetën, mjeti që po i transportonte drejt spitalit përplas një person tjetër
Artikulli tjetërBasha: Qeveria varfëroi edhe më shumë njerëzit. Mungesa e masave solli humbjen e më shumë se 61 mijë vendeve të punës