Dy elektriçistë i zë korenti, njëri humb jetën, mjeti që po i transportonte drejt spitalit përplas një person tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në zonën e Kamzës në Tiranë, ku ka humbur jetën një elektriçist, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i lënduar.

Dy personat, që dyshohet se janë punonjës të një kompanie interneti, dhe ishin duke punuar në zonën e Laknasit në Tiranë, teksa kanë rënë në kontakt me rrtmën elektrike.

Pas kësaj mjeti që po i transportonte ata në drejtim të spitalit, ka përplasur një person me biçikletë, gjendja e të cilit nuk dihet ende. Njëri nga punonjësit ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa tjetri po merr mjekim te Trauma.

 

Artikulli paraprakHumb ndjenjat në sheshin “Skënderbej” gruaja, u dhunua nga policia pse po protestonte
Artikulli tjetërKush është aktivistja që u dhunua në sheshin ‘Skënderbej’, kishte ardhur nga Kanadaja…