Kush e kërcënoi me jetë deputetin Salianji nga burgu?

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë dhe për këtë çështje janë duke u bërë hetime nga ana e institucioneve përkatëse.
Kërcënimi me jetë Salianji mësohet se e ka mësuar me anë të një letre që është shkruar në burgun e Fushë Krujës dhe ka mbërritur në adresë të tij.
Në një deklaratë për SYRI.net, Salianji është shprehur se këto kërcënime vijnë pas denoncimeve të bëra kohët e fundit.
‘Janë sajesa dhe forma intimidimi apo intriga për të ushtruar presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.
Ju e dini sot, si rast unë kam kohë që kam dijeni, por nuk e quajta çështje publike.
Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.
Këto forma i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh, nuk më bën përshtypje dhe kam vazhduar denoncimet e krimit në majat me te larta te pushtetit’, tha deputeti i PD-së, Ervin Salianji për SYRI.net.

Artikulli paraprak“Bllofi” i Romës, Italia përballet me ashpërsi nga Brukseli
Artikulli tjetër“U lirua nga burgu, do të vrasë me snajper” letra nga burgu për Salianjin, kush është vrasësi