Urdhëri nga burgu i Aldo Bares për ministren e Drejtësisë: Arresto menjëherë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të radhës një tjetër skandali që provon se si qeveria drejtohet nga qelitë e burgjeve dhe nga kriminelët.
Sipas tij, Aldo Bare vizitohet rregullisht në qelinë e tij nga ministrja e Drejtësisë dhe porosia e tij për Etilda Gjonajn është arrestimi i Julian Sulos.
Statusi i Berishës:
“Denoncohet lidhja kriminale e Kumbar Aldo Bare me Ndrikull Gjonin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje Dr!
Zbulohet porosia që Aldo Bare i la ministres që e vizitoi dhe e viziton rregullisht në qeli. Arresto Julian Sulon sepse është kundërshtari im kriminal. Shiko se sa me zell të madh këta i binden krimit. Sulo ka koh që bridhte nëpër Lushnje dhe tallej me policine rrugëve duke i felliqur. Pse duhej të arrestohej pas takimit Gjonaj-Shkurti? Anonim ju lutem, flm”.
Kush është Julian Sulo
Julian Sulo, 37-vjeç ka një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës nuk është person i panjohur për policinë.
Ai njihet në Lushnjë edhe si “Juli i Pashakos”. Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut.
Sulo u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve, por u lirua më pas për mungesë provash.

Artikulli paraprakRrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që ‘fundosi’ Behar Bajrin
Artikulli tjetërLufta midis Izraelit dhe Iranit për kontrollin e Lartësive Golan