“U lirua nga burgu, do të vrasë me snajper” letra nga burgu për Salianjin, kush është vrasësi

‘Do të vritesh me snajper’.
Ky është mesazhi i mbërritur me anë të një letre drejt deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili mësohet se është kërcënuar me jetë pak ditë më parë.
Letra drejt Salianjit është dërguar nga burgu i Fushë Krujës, ku shkruhet se Salianji do të qëllohet me snajper.
Zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.
I burgosuri i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, shkruan në letër se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016.
Më poshtë detaje nga letra e mbërritur në selinë e PD.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë dhe për këtë çështje janë duke u bërë hetime nga ana e institucioneve përkatëse.
Kërcënimi me jetë Salianji mësohet se e ka mësuar me anë të një letre që është shkruar në burgun e Fushë Krujës dhe ka mbërritur në adresë të tij.
Në një deklaratë për SYRI.net, Salianji është shprehur se këto kërcënime vijnë pas denoncimeve të bëra kohët e fundit.
‘Janë sajesa dhe forma intimidimi apo intriga për të ushtruar presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.
Ju e dini sot, si rast unë kohë që kam dijeni, por nuk e quajta çështje publike.
Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.
Këto forma i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh, nuk më bën përshtypje dhe kam vazhduar denoncimet e krimit në majat me te larta te pushtetit’, tha deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Artikulli paraprakKush e kërcënoi me jetë deputetin Salianji nga burgu?
Artikulli tjetër“Unaza e Re”/ Rebelohen protestuesit ndaj Ramës: O kryefaqezi, nesër na ke në Parlament