Kryeministri, plaku i mirë e llafazan

Naim Noka

Po jetojmë si në një realitet filmash triller, ku një agoni kolektive na ka molepsur dhe na ka mbytur nga veset dhe dëshirat e plakut të ‘”mirë” kryeministër . Plaku i Mirë, mendon se ai është zeusi ynë dhe nuk ka kod jete as në libra e as në ligje, qe ia zgjidh nyjen e dëshirave absurde. Hall i madh na ka zënë.

O shkrepet me mengjes një dëshire dhe plaku fërkon mjekrën tri herë dhe thotë me vete: I sigurt jam unë apo ligji?! Duhet të mbajme veten, për të mos luajtur mëndsh nga e keqja që ka kapur gjithë shoqërinë tonë.

Plaku i mirë KM eshte kryexhunglisti ynë. Më i forti në megamoçalin qelbash të atdheut tonë. Të gjithë jemi plandosur pa ndjenja e nerva, i jemi vetëdorezuar pa kushte Plakut të Mirë Llafazan.

Po ju rikujtoj prapë historinë e ish deputetit të tij në 2013-ten. ‘Kryetari (Plaku i Mirë Llafazan) ia futi tri pordha të rënda në makinën e tij rrugës për miting dhe unë hapa xhamin që të dilte era e keqe mbytëse, që lëshoi kryetari.

Mbylle shpejt xhamin dhe ose dëgjo erën e pordhës sime ose zbrit! E mbylla dhe mezi durova derisa mbërritem në destinacion. Tani Ky plaku na ka aromatizuar si virus me erën e tij, duke na kthyer kolektivisht në një karantinë të madhe qelbashe.

Plakut llafazan nuk ia nin për Ligjet dhe Kushtetutën. Në mëngjes e lyen mjekrën me kajmak, pastaj sipas motit, e lan pak erën e keqe te kajmakut me valdrin.

Plaku i mirë llafazan me të vërtetë çuditet, se përse zemërohen të çmendurit, kur i mbajnë të mbyllur atje. Njeriu në çmendinë mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërijë si çakall, bile edhe mund të kafshojë.

Me tej plaku i mirë llafazan mendon:
” Sikur t’i bënte njeriu këto në shëtitjen e mbrëmjes, të gjithë do të habiteshin. Kurse atje një gjë e tille është krejt e zakonshme. Atje ka një liri të atillë që socialistët s’e kanë parë as në ëndërr… Atje nganjëherë tregonin përralla, pastaj ziheshin me grushte, kur përfundonte keq historia e ndonjë princeshe.

Imagjinata e plakut me mjekër llafazan vijon kthjellët – Më i egër ishte një zotëri që thoshte se ishte vëllimi i gjashtëmbëdhjetë i fjalorit shkencor të Otos.

Në çmendinë mund të thërrisni, të ulërini, të këndoni, të rrokulliseni, të ecni me të katra, të kërceni me një këmbë, të vraponi përreth, të vallëzoni, të hidheni, të qëndroni tërë ditën në bisht dhe të hipni mbi mure.

Plaku i Mirë Llafazan vijon arsyetimin dhe diskutimin më tej
-Askush s’do t’ju afrohet që t’ju thotë:
“Këtë gjë s’duhet ta bëni. Kjo zotëri, s’ju ka hije! Të keni turp, ama qenkeni edhe njeri me kulturë”.

Por, në të vërtetë atje ka edhe të çmendur të urtë. Bie fjala, ishte atje një shpikës i njohur, i cili pareshtur kruante hundët dhe një herë në ditë thoshte: “Tani sapo zbulova elektricitetin”…

Ne fund qarkqejf, i harlisur, dhe plot seriozitet Plaku i mire llafazan argumenton me bindje, se mjekra e tij është antivirusi i këtij mileti dhe këmbëngul në logjikën e tij:

E pra, ku ka më bukur se sa modeli i tillë i një çmendine, ku mund të sillesh si të duash dhe të mos të thotë kush gjë dhe të mos mbash përgjegjësi?

Në fund, Plakut të mirë llafazan nuk ia nin as për zotin para Gjushit.
Argumenti me bindës qe nuk të lë shteg për dyshime.:

”Kur ne niseshim për marshim, kurvat qanin me ngashërim..”- ”Në Jarovesh ne po vemi, kush nuk beson,borxh nuk ia kemi..”

Kush mendon ndryshe, është i dënuar të durojë dhe mësojë se era e pordhës së Plakut të Mirë Llafazan, është parfumi ideal i 2020-ës në megamoçalishten tonë të molepsur .

Artikulli paraprakGrenell: Marrëveshjet sot u arritën falë direktivave të qarta të Presidentit Trump
Artikulli tjetërBasha me programuesit e rinj: Me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja juaj është këtu!