Rama i fshihet Kosovës për tradhëtinë, puthet me Vuçiç, por bojkoton Vjosa Osmanin në Parlament

Puthet me Vuçiç, por bojkoton Presidenten e Kosoves dhe kryeparlamentren, Vjosa Osmani ne fjalën e saj në Parlmentin shqiptar. Arseyja është e thjeshtë, i fshihet Kosovës për projektin e tradhëtisë kombëtare të copëtimin dhe ndarjes së Kosovës bashkë me Vuçiç.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, ku është shprehur se lufta Çlirimtare nuk do të harrohet, dhe qwndron në themelin e Pavarësisë.

Indirekt, Osmani ka dhënë një mesazh dhe për kreun e qeverisë, Edi Rama, kur tha se, askush në dy vendet tona, nuk duhet të bëjë përpjekje për të pastruar imazhin e Serbisë, që tashmë do të hiqet si viktimë.

Osmani tha se, Kosova e ka paguar me jetën e mijëra njerëzve që u vranë në luftë çmimin për pavarësi, ndërsa shtoi se është e papranueshme që mes dy vendeve tona është vendosur një tra ndarës, si ai në Kukës.

“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria, kjo është kundër frymës së lëvizjes së lirë, na lini të vimë në Shqipëri ashtu siç deshën të parët tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do të duan fëmijët tanë”, u shpreh mes të tjerave Osmani.

Ajo që ra në sy në momentet kur Osmani mbajti fjalën e saj në Kuvend është mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili kushedi për çfarë “arsye madhore”, nuk ishte pjesë e seancës në një moment kaq delikat për Kosovën në veçanti, ku udhëheqësit e saj janë duke u përballur me drejtësinë në Hagë.

Në axhendën e Osmanit në vendin tonë, takimi mes saj dhe kreut të qeverisë Edi Rama pritet që të mbahet gjatë pasdites së sotme në orën 16;00, ndërkohë që dje presidentja në detyrë e Kosovës takoi presidentin Meta, ndërsa fillimisht u ndal pranë memorialit të Skënderbeut në Lezhë.

Pjesë nga fjalimi i Osmanit në Kuvend

Faleminderit i nderuar kryetar i Kuvendit zoti Ruçi, të nderuar kolegë, fort të nderuar qytetarë, jam tepër e lumtur që nga foltorja e këtij Kuvendi ti drejtohem bashkëkombasve të mi në të gjithë botën. Ky komb që ka dhënë aq shumë për kulturën perëndimore. Shqipëria është jo vetëm atdheu i motrave dhe vëllezërve tanë, por është ëndrra jonë e përbashkët, është vatra që u bë shtëpia jonë, që na mbajtën gjallë ne dhe shpresën tonë për liri.

U jemi mirënjohës përjetë! Këtu sot na ka sjellë gjaku i 13 mijë personave të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë, e mes tyre janë ende shumë persona të zhdukur. Unë do të kërkoj që historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet në mend dhë të rikujtohet, të dashur deputetë e deputete, Pavarësia e Kosovës e ka vulosur jo vetëm fatin tonë, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit. Të rinjtë tanë në Kosovë dhe në Shqipëri janë pasuria jonë, duhet të bëjmë gjithçka që atyre t’iu japim një të ardhme shumë premtuese.

Është e domosdoshme që ne si politikbërës të jemi të përgjegjshëm ndaj mendimeve dhe dëshirave të njerëzve tanë, sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur, dhe ne do të kërkojmë deri në fund njohjen reciproke dhe paprekshmërinë e territoreve. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territore, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, dhe do ta themi në çdo vend të botës.

Asnjë nuk duhet të ketë preokupim në territoret shqiptare sesi të pastrojë fytyrën e Serbisë, ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona, që të jemi zëri kumbues për të kërkuar drejtësi për viktimat që ka shkaktuar Serbia. Drejtësi për nënat që kërkojnë një vend për të qarë fëmijët e tyre. Kosova ka dhënë më shumë se çdo gjë, ka dhënë shpirtrat e 1 mijë fëmijëve.

Artikulli paraprakMourinho zbulon çfarë i tha Kloppit pas ndeshjes
Artikulli tjetërMjeku denoncon skandalin e qeverisë: Hapja e Spitalit Covid5 është një mashtrim