Koronavirusi mbërrin në Amerikën Latine, Brazili shënon rastin e parë

Brazili ka regjistruar rastin e parë të koronavirusit. Raportohet për një person të kthyer në vend pas një qëndrimi në Itali. Pacienti  është futur në izolim për 14 ditët e ardhshme.

Brazili është vendi i parë i Amerikës Latine që regjistroi një rast të koronavirusit.

Në Japoni kryeministri Shinzo Abe u bëri thirrje shoqatave sportive të vendit, të shtyjnë organizimin e ngjarjeve që përfshijnë grumbullimin e turmave, përfshi dhe aktivitetet përgatitore në funksion të fillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.

Nërkohë, Rusia paralajmëron qytetarët e saj të pezullojnë udhëtimet në Itali, Kore të Jugut dhe Iran në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Deri më tani, vetëm dy raste të infeksionit janë raportuar në Rusi dhe nuk ka viktima.

Artikulli paraprakGreva e urisë/ Një tjetër naftëtar në gjendje të rëndë, paralajmërohet përshakllëzim i protestës
Artikulli tjetërVaksina e koronavirusit, fillojnë testimet e para nga kompania amerikane