Greva e urisë/ Një tjetër naftëtar në gjendje të rëndë, paralajmërohet përshakllëzim i protestës

Vazhdon greva e naftëtarëve të Ballshit, një tjtër grevist është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për “ABC News” se nuk do të ketë ë negociata dhe deri më tani nuk është kaluar asnjë pagë e prapambetur. Ndërkohë që naftëtarëve iu premtua se do ti kalonte një nga pagat e prapambetura.

Kujtojmë se naftëtarët parlajmëruan se do të ketë përshakllëzim të protestës nëse nuk marrin asnjë përgjigje nga qeveria.

Ndërkohë, përfaqësuesi i grevistëve, Sokol Dautaj shprehet se ata kanë humbur çdo lloj besimi, pasi nuk është mbajtur asnjë afat.

Sokol Dautaj: Sot është dita e dhjetë e grevës së urisë. Gjendja është shumë e rënduar. Kolegët janë acaruar sepse është thyer besimi dhe nuk kanë kaluar pagat. Mbrëmë janë prononcuar në një nga televizionet dhe kanë thënë se pagat janë kaluar, por nuk kanë kaluar sepse ne na vjen njoftimi në telefon.

Si do të jetë reagimi juaj?

Sokol Dautaj: Reagimi jonë do të vazhdojë, ne nuk kërkojmë më vetëm tre pagat. I jemi drejtuar Ambasadës Amerikane, vetëm këtu tek ne nuk ka vlerë nafta. Të humburit jemi ne, nuk ka të humbur të tjerë. Bëj një kërkesë të qartë, kam 23 paga pa marrë. Nuk kam më besim. Ambasadat të reagojnë, politika është pjesë e kësaj loje dhe po hesht.

“Kanë thyer çdo lloj besimi te ne, kanë lene një afat që ne të marrim pagat dhe nuk e kanë zbatuar.

Duke parë që politika nuk reagon do ti drejtohemi ambasadave. Nëqoftë se deri dje ne kërkuam marrjen e 3 pagave që të largoheshim nga greva, tashmë kërkojmë të gjitha pagat, dhe rinisjen e punës në Rafineri.

Po na bëjmë të marrim rrugët e Europës pasi këtu shohim se nuk ka zgjidhje”, shprehet njëri prej naftëtarëve.

Gjatë ditës së djeshme naftëtarët tentuan që të hynin në Uzinë por u ndaluan nga grupi negociator, me premtimin se deri ditën e sotme do tiu kalonin 3 paga në bankë nga ana e kompanisë, gjë që nuk ndodhi.

Greva vijon edhe te punëtorët e nënstacionit elektrik të Poçemit, gjendja e të cilëve paraqitet edhe më e rënduar, pasi e kanë nisur më herët grevën e tyre.

Në ndryshim nga naftëtarët e Ballshit që kanë 5 paga të prapambetura, punonjësit e Poçemit kanë 27 të tilla, si dhe siguracionet shëndetësore që nuk u janë paguar nga ana e kompanisë.

Të dielën një naftëtar humbi jetën në Ballsh, menjëherë pas një proteste në rrugët e qytetit, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka pasur asnjë dëgjesë publike me këta qindra punonjës.

I vetmi takim që është zhvilluar ka qenë ai i Taulant Ballës dhe i zv.ministrit të energjitikës, pa praninë e mediave, për të cilin grevistët thanë se iu ishte ushtruar presion që të hiqnin dorë nga greva e tyre.

Artikulli paraprakZbulohet “Pacienti 1”, ja si e përhapi spitali italian epideminë e koronavirusit
Artikulli tjetërKoronavirusi mbërrin në Amerikën Latine, Brazili shënon rastin e parë