“Kontrata e re me shqiptarët”/Basha: Hapim një kapitull të ri. Aleancë Qytetare për Demokracinë, për një bashkëpunim më të ngushtë me shoqërinë

Kryesia e Partisë Demokratike i ka propozuar Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike, që të krijohet një organizatë partnere e PD-së, e quajtur Aleanca Qytetare për Demokracinë.

Nën kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj tregoi se “Do të krijohet një organizatë partnere e PD-së e quajtur Aleanca qytetare për Demokracinë. Përveç organizatave partnere të deritanishme, partia do të ketë edhe Aleancën qytetare për Demokracinë. Ajo përbëhet nga intelektual dhe antarësimi në parti nuk është kusht për pjesëmarrjen në aleancë. Aleanca synon të forcojë lidhjen dhe debatin konstruktiv me shoqërinë”

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se vizioni i PD është demokracia përfaqësuese dhe pjesëmarrja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve , e intelektualëve, e spacialistëve, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e alternativës me të mirë, e zgjidhjeve më të mira.
”Platforma qytetare për demokracinë, që u pengua nga zhvillimet e pas 9 shtatorit, do të marrë javët dhe muajt në vijim dimensionin e saj të plotë, dhe sot do ta sanksionojmë në statut përmes Aleancë Qytetare për Demokracinë, për t’iu përgjigjur sfidave të shoqërisë dhe në bashkëpunim me shoqërinë, për të cliruar ekonominë dhe për cuar përpara ndryshimet kushtetuese, duke nisur konsultimet me grupet e interesit, pasi në asnjë moment nuk mund të përsërisim gabimet e vitit 2008.”

Artikulli paraprakSi do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”/Basha: Do jemi partia më e pastër në Shqipëri, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare.
Artikulli tjetër“Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”/Basha: Luftë e pakompromis kundër korrupsionit të qeverisë Rama. Të vendosur ta luftojmë edhe korrupsionin brenda radhëve tona