Koncesioni i radhës, 400 mijë euro për regjistrin elektronik mjekësor

Kompania INFOSOFT SYSTEMS sh.p.k.  u përzgjodh nga Agjencia e Prokurimeve Publike si fitues për krijimin e regjistrit elektronik mjekësor kundrejt një shume prej 57 milionë lekësh (mbi 400 mijë euro), nga 66 milionë lekë që vuri në dispozicion Ministria e Shëndetësisë në garë. INFOSOFT do të realizojë projektin për sistemin e mbledhjes dhe raportimit të informacionit shëndetësor të regjistrave mjekësorë për katër muaj, por Ministria e Shëndetësisë në projektstrategjinë 2016-2020 ka planifikuar që administrimi i këtij regjistri të bëhet me Partneritet Publik Privat. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit morën në konsideratë çmimin e ulët dhe ofertën ekonomikisht më të favorshme. Koncesionet me Partneritet Publik Privat janë vënë në themel të politikave shëndetësore. Koncesionet e shërbimit laboratorik, monitorimit online të barnave, monitorimit online të recetave dhe regjistri elektronik i rekordeve shëndetësore do të nisin punë këtë vit. Në strategjinë e shëndetësisë 2017-2020, ku bëhet e ditur se përveç implementimit të check up-ëve për popullatën e grupmoshës 40-65 vjeç, Partneriteti Publik Privat do të shtrihet drejt programeve dhe shërbimeve madhore shëndetësore, si për shembull instrumenteve kirurgjikalë; dializa; paketa e trajtimit të SJT; shërbimeve laboratorike; mbetjeve spitalore, etj. Gjithashtu Partneriteti Publik Privat do të përfshijë edhe monitorimin online të barnave dhe të dhënave shëndetësore. Regjistri Elektronik i Rekordeve Shëndetësore (Electronic Health Record (EHR) do të funksionojë nga ky vit e në vazhdim. Ky regjistër do të jetë një portal mbi historikun e pacientit nga informacioni i sistemeve që Fondi disponon. Do të krijohet një databazë shëndetësore për çdo pacient dhe është parashikuar të administrohet nëpërmjet formës me Partneritet Publik Privat.

Katër koncesionet që do i jepen privatit

Në katër vjet qeverisje, Edi Rama dështoi në mbajtjen e premtimit për shëndetësi falas. Në vend të saj ai ua ka bërë këtë shërbim më të shtrenjtë shqiptarëve. Në 4 vjet ai ka kaluar nga duart e shtetërorit tek privati “kontrollin shëndetësor falas –check up”, “hemodializën” dhe “sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale”, koncesione që kapin vlerën e 300 milionë euro. Shqiptarët nuk paguajnë për këto shërbime me para në dorë. Por 300 milionë eurot që shkojnë në xhepat e privatëve paguhen po prej tyre, në formë taksash nga më të ndryshmet. Këto 300 milionë euro u jepen privatëve për shërbime që deri tani janë ofruar nga spitalet e qendrat shëndetësore. Edhe sot pasi janë privatizuar, sipas sistemit Partneriteti Publik Privat, pjesën më të madhe të punës –veçanërisht në shërbimin e check up-it e kryejnë mjekët e qendrave shëndetësore. Prokuroria shqiptare nisi hetimet pasi regjistroi procedim penal për tre tenderat e mësipërm, për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Hetimet vazhdojnë. Katër tendera të tjerë në shëndetësi ka parashikuar qeveria Rama në muajt e fundit të mandatit. Koncesionet e “shërbimit laboratorik”, “monitorimit online të barnave”, “monitorimit online të recetave” dhe “regjistri elektronik i rekordeve shëndetësore” do të nisin punë këtë vit. Në strategjinë e shëndetësisë 2017-2020 thuhet se përveç implementimit të shërbimit check up për popullatën e grupmoshës 40–65 vjeç, Partneriteti Publik Privat do të shtrihet drejt programeve dhe shërbimeve madhore shëndetësore, si instrumenteve kirurgjikalë; dializa; paketa e trajtimit të SJT; shërbimeve laboratorike; mbetjeve spitalore, monitorimit oline të barnave dhe të dhënave shëndetësore, raporton “Monitor”.  Koncesioni i parë: Për koncesionin e laboratorëve, i paralajmëruar prej vitit 2016 dhe i shoqëruar me protesta të bluzave të bardha, nga arka e shtetit do të paguhen 13 miliardë lekë apo afro 100 milionë dollarë. Koncesioni i dytë: Koncesioni për monitorimin online të lëvizjeve të barnave në depot e kontraktuara ka për qëllim realizimin e regjistrimit on line të aktivitetit të distributorëve farmaceutikë. Autoriteti kontraktor do të jetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Koncesioni i tretë: Është regjistri Elektronik i Rekordeve Shëndetësore (Electronic Health Record (EHR) që do të funksionojë nga ky vit e në vazhdim.  Ky regjistër do të jetë një portal mbi historikun e pacientit nga informacioni i sistemeve që Fondi disponon. Do të krijohet një databazë shëndetësore për çdo pacient. Koncesioni i katërt: “Receta Elektronike” (e-Prescription) që ka në themel përshkrimin on line të barnave të rimbursuara. Autoriteti kontraktor është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky projekt me Partneritet Publik Privat ka nisur të aplikohet që në disa qytete pilot dhe më pas do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët nuk do të paguajnë para në dorë as për këto shërbime. Por këto janë pagesa “të fshehta” që ata bëjnë përmes taksave. Me shtimin e koncesioneve, çdo shqiptar detyrohet të paguajë taksa të larta apo të marrë shërbime të tjera kundrejt pagesave më të kripura. Sepse të gjitha paratë që shteti shqiptar derdh në llogaritë e privatëve që po marrin koncesionet, janë para të mbledhura nga taksat. Kur është përballur me kritikat se nuk e mbajti premtimin për shëndetësinë falas dhe në vend të saj i dha privatit të gjitha shërbimet, kryeministri Rama është përgjigjur në këtë mënyrë: “shëndetësia nuk është qofte te daja”.

Artikulli paraprakTranskripti zbulon farsën e Veliajt me Masterplanin e Tiranës
Artikulli tjetërQeveria miraton rritjen më të ulët të pagës minimale në vite