Qeveria miraton rritjen më të ulët të pagës minimale në vite

Pas premtimit në nëntor 2016 se paga minimale do të rritet nga 22 mijë në 37 mijë lekë, pra një rritje prej 36 për qind, Kryeministri Rama dhe Këshilli i Ministrave vendosën më 3 maj të rrisin pagën në 24 mijë lekë në muaj, një rritje prej 9 për qindësh në katër vite. Kjo rritje është pak më e lartë se norma kumulative e inflacionit gjatë së njëjtës periudhë. Paga minimale në Shqipëri është një ndër më të ultat në Evropë. Vetëm shtetet ish-sovjetike kanë paga minimale më të ulëta. Pavarësisht nga vetemërtimi si një qeveri e krahut të majtë, rritja e pagës minimale të miratuar javën e kaluar është më e ulëta në vitet e fundit. Paga minimale mujore gjatë dekadës së fundit, është rritur me një mesatare prej 1 mijë lekë në vit, në total në katër vite 4 mijë lekë. Rritja e miratuar nga kryeministri Rama është vetëm gjysma e asaj, pra 2 mijë lekë gjatë një periudhe katërvjeçare.

Artikulli paraprakKoncesioni i radhës, 400 mijë euro për regjistrin elektronik mjekësor
Artikulli tjetërPunësimi dhe të papunët