Kombëtarja U-21, pak risi ndaj Moldavisë

Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur dje paradite listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret ndaj Moldavisë më 23 dhe 27 mars. Ka pak risi mes 21 emrave në këtë listë, pasi tekniku u ka besuar plot elementëve që kanë qenë pjesë e skuadrës edhe në kualifikueset e fundit të Kampionatit Europian.
Taulant Seferi, Kristal Abazaj, Grent Halili dhe Gerbi Gjepali thirren për herë të parë, ndërsa Emanuele Ndoj do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses U-21 edhe pse u fol se De Biazi mund ta afronte në ekipin e parë.
Valdrin Mustafa, Leonardo Maloku, Bardhec Bytyqi dhe Taulant Seferi janë në pritje për të marrë pasaportat, ndaj me shumë gjasa do të zëvendësohen me lojtarë nga kampionati shqiptar.

Artikulli paraprakHodhi në tokë fanellën, Grezda luan 90 minuta të plota
Artikulli tjetërItalia, Ventura thërret 19-vjeçarin e Serie B