Revoltohet Karamuço për ngjarjen e Shkodrës: Deklarata e Policisë gafë e madhe

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka analizuar deklaratën e policisë ku informonte lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Karamço e ka konsideruar një idiotësi dhe gomarllëk mënyrën si është interpretuar e gjithë ngjarja.

Kjo pasi ende nuk dihen se ku janë trupat e 3 pjestarëve të familjes dhe nënvizoi faktin se vetëvrasja është bërë fakt i kryer, por pa pasur ende prova.

“Ku e ke bashkëshorten që është vrarë? Si e arreston ti këtë? Është kontradiktore kjo deklaratë. Nuk e di çfarë do bëjë gjykata. Nuk ka asnjë provë ende. Po për çfarë e bën gjithë këtë? Për ta nxjerrë gjykata nesër? Po do jetë turp i madh për policinë.

Këto dy vepra aktualisht nuk kanë prova dhe janë të nxituara. Nuk e thotë fare se nga kush u gjet trupi i pajetë. Pasi të njëjtët persona siç gjetën fëmijën e parë, mund të gjejnë edhe 3 të tjerët. Nëse ata do jenë aty dhe t’u kërkohet ndihmë nga ana e shtetit, ata mund t’i gjejnë më shpejt se policia.

Ne nuk jemi në nivelin për të lexuar këto gjëra. Ky nuk është nivel serioz për të informuar publikun dhe herë tjetër duhet të kenë shumë kujdes. (Karamuço gris letrën e policisë) Ja kështu në kosh.” tha eksperti i kriminalistikës.

Artikulli paraprakNuk e kanë me Yllin, kanë hallin e babit të Zenit!
Artikulli tjetërNgjarja në Shkodër, Jupi: Tronditës lajmi! Në çdo rrethanë të ketë ndodhur, tregon mosbesimin që çdo grua dhe vajzë ka ndaj çdo hallke të sistemit të shërbimit social