Italia, Ventura thërret 19-vjeçarin e Serie B

Në pritje të zyrtarizimit të listës së futbollistëve që trajneri i përfaqësueses së Italisë, Gian Piero Ventura, do të grumbullojë për eliminatoren me Shqipërinë më 24 mars në Palermo dhe miqësoren me Holandën që do të zhvillohet katër ditë më pas në “Amsterdam Arena”, shtypi italian zbulon një emër surprizë. 69-vjeçari në vend të porterit të Lazios, Federicco Marchetti, i cili është i dëmtuar, ka vendosur të ftojë si portier të tretë 19-vjeçarin Alex Meret të skuadrës së Serisë B, Spal. Sigurisht i parë mbetet Gianluiggi Buffon, ndërsa zëvendësues i parë i portierit të Juventusit, Donarumma i Milanit.
Ventura ka disa dyshime për të tre repartet. Kështu për qendrën e mbrojtjes do të grumbullohen emra të rëndësishëm si Bonucci, Chiellini, Barzagli, Romagnoli e Rugani, por nuk përjashtohet mundësia që të thirret Astori.
Si mbrojtës anësorë më të avantazhuar janë Zappacosta, Darmian, Spinazzola, De Sciglio, ndërsa alternativë e besueshme është edhe D’Ambrosio.
Si mesfushorë qendrorë Ventura do t’u besojë Marchisios, De Rossit, Verrattit, Gagliardinit dhe Parolos, ndërsa për krahët janë Candreva, Bernardeschi, Insigne dhe Sansone; në dyshim janë Politano, El Shaarawy dhe Verdi.
Për sulmin në planet e Venturës janë Belotti, Immobile, Eder dhe Gabbiadini.

Artikulli paraprakKombëtarja U-21, pak risi ndaj Moldavisë
Artikulli tjetërDy vite më pas