Hodhi në tokë fanellën, Grezda luan 90 minuta të plota

E ardhmja e mesfushorit shqiptar të Lokomotivës së Zagrebit, Eros Grezda u duk tejet e zymtë në fundjavën e kaluar teksa ai hodhi në tokë fanellën pasi u zëvendësua nga trajneri në minutën e 12 të takimit kundër Zapresiçit. Edhe pse u fol për një dënim që klubi pritej të merrte ndaj tij për shkak të sjelljes së patolerueshme, duket se gjithçka është harruar pasi Grezda u aktivizua dje në ndeshjen ndaj Hajdukut të Splitit për 90 minuta të plota. Në këtë takim për Lokomotivën luajtën edhe mbrojtësi Amir Rrahmani dhe mesfushori Endri Çekiçi. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 88. Grezda u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 87. Ndeshja u mbyll në shifrat 0-0.

Artikulli paraprakAlbi Alla thirret në kombëtare
Artikulli tjetërKombëtarja U-21, pak risi ndaj Moldavisë