Kërcet arma në Tiranë dhe Vlorë, 4 persona të plagosur

Të shtëna me armë në Tiranë dhe në Vlorë ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Bëhet e ditur një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 pranë shkollës “Niket Dardani” në Tiranë, ku si pasojë e plumbave kanë mbetur dy persona të plagosur.

Burimet bëjnë të ditur se plagosja e dyfishtë ka ardhur pas një sherri të momentit mes disa personave.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihen ende identitetet e tyre.

Policia nuk ka dhene asnje njoftim per kete ngjarje te rende.

Dy të plagosur në Vlorë pas sherrit

Një sherr mes disa personave ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve të ftohta në Vlorë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Burime bëjnë me dije se njëri prej personave të dëmtuar është nisur drejt spitalit të Vlorës me makinë private, ndërsa tjetri është në pritje të autoambulancës.

Të njëjtat burime sqarojnë se personat e plagosur janë të moshave të reja, dhe se sherri ka nisur për motive banale mes tyre.

Mësohet se ata kanë qëlluar me xham prerës ndaj njëri tjetrit, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakStudentja Sara Bodo, shembull i solidaritetit dhe humanizmit të shqiptarëve në Bergamo
Artikulli tjetërDetaje të reja nga plagosja në Tiranë/ Polici qëlloi me armë një të armatosur, plagosi edhe një qytetare