Studentja Sara Bodo, shembull i solidaritetit dhe humanizmit të shqiptarëve në Bergamo

Termi Solidaritet vjen nga latinishtja “solidus = i fortë, i plotë”.

Ne kontekstin e perballjes me Covid–19, solidariteti i rastit te Sares, i jep kuptim edhe me te gjere edhe me te plote: “të jemi të fortë dhe me zemrën plot, për të përballuar sëbashku këtë luftë me sëmundjen, ku njëkohësisht është shndërruar dhe në një luftë shpirtërore dhe ekonomike”.

Ky eshte mesazhi qe percjell kontributi (xhesti) fisnik, i Sara Veni Bodo, 24 vjeçares nga Vlora, e diplomuar për Menaxhim dhe aktualisht ndjek masterin për Financë në Universitetin e Bergamos.

Prej vitesh eshte e angazhuar në Forumit Rinor dhe prej Shkurtit 2020 eshte komanduar Kryetare e FRPD Vlorë, por kjo nuk ka asnje lidhje fare, me qytetarine, angazhimin dhe kontributin e saj ne kete rast!

Pas fillimit të Ciovid-19, aq të vështirë për të gjithë, shkoi tek prindërit në qytetin e Bergamos – Itali.

Si studente në Universitetin e Bergamos, eshte e dashuruar me kulturën, modën, artin, arkitekturën, muzikën dhe qytetarinë italiane.

Ne situaten e rende ne kete qytet, ajo dhe familja saj fisnike (nga Dukati Vlore), e ndihen detyrë qytetare për të ndihmuar dhe kontrubuar sado pak këtë qytet, për t’i dhënë gëzim dhe lumturi në ditën e veçantë të Pashkëve, te moshuarve dhe me te pamundurve ne qytetin e Bergamos.

Ata nuk u lidhen me Kryeministrin e Italise as morenn e Autoriteteve lokale, por bashkepunuan me një shoqatë bamirësie në këtë qytet “Caritas në Bergamo”, dhe ofruam ndihmën e tyre modeste sipas artikujve te kërkuar nga shoqata, dhe duke u premtuar që ndihmae tyre dhe e gjithë shqiptarëve do të vijoje te ishte e pakursyer.

Ne mesazhin e Saj, Sara, bashkengjit edhe nje mesazh te forte te rektorit të Universitetit Bolonjes, i tregon historinë e Elenës, një studente e Universitetit të Bergamos që kishte humbur babain (mjek) në luftën kundër Covid-19:

“Ai ishte një mjek në krye të detyrës. Një mjek dhe një prind që i ka mësuar jo vetëm Elenës por ne të gjithëve se çfarë domethënë të sakrifikohesh për të shpëtuar një jetë. Të sakrifikosh veten për tjetrin! Është një dëshmi e humanitetit të profesionit fisnik të mjekut”.

Kur dëgjon të tilla histori te tilla, e përmbyll Sara: “është e vështirë të ecësh përpara, të vazhdosh te mbyllesh në individualitetin tënd pa menduar dhe u solidarizuar me të tjerët”.

Prandaj do vijojmë të gjëndemi pranë njerëzve me të dobët, njerëzve në nevojë me aq sa të mundemi.

Le të jetë ky shembull solidariteti, një pashkë pa dallime racash ose feje, një pashkë që bashkon tërë njerëzimin në një vlerë të madhe të quajtur “vëllazëri”.

Një shëmbull solidariteti që frymezohet nga shënjtoria Nënë Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”!

2 14

3 8

Artikulli paraprakPampuri: Sulmi i përsëritur ndaj zonjës Tabaku shembull i qartë i agresivetitit të komunikimit të Edi Ramës me gratë
Artikulli tjetërKërcet arma në Tiranë dhe Vlorë, 4 persona të plagosur